25 vjet më parë në Ferizaj krisi pushka e UÇK-së nga Rexhep Bislimi, Ferat Shala, Idriz Hajdari e Afrim Nuha

12 shtator 2022 | 20:48

Sot në Ferizaj është përkujtuar 25-vjetori i aksionit të parë i UÇK-së, kundër forcave policore serbe.

Këtë aksion para 25 vjetësh e kishin ndërmarrë Rexhep Bislimi, tani hero i popullit, bashkë me Ferat Shalën, tani deputet i Parlamentit të Kosovës dhe dy bashkëluftëtarët e tyre Idriz Hajdari e Afrim Nuha, me 12 shtator 1997, në fshatin Gërlicë.

Kështu ka bërë të ditur ish-i burgosuri politik Bajrush Xhemajli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Xhemajlit:

Nën udhëheqjen e Rexhep Bislimit, tani më hero i popullit, bashkë me Ferat Shalën, tani deputet i Parlamentit të Kosovës dhe me dy bashkëluftëtarët e tyre Idriz Hajdarin e Afrim Nuhën, këtu e 25 vjet më parë, 12 shtator 1997, në fshatin Gërlicë, u organizua me plot sukses aksioni  i parë i armatosur në Ferizaj e rrethinë, ku iu bë me dije okupatorit serb se, edhe në këto anë, më nuk do të durohet robëria, se ka djem që bëjnë sakrificën supreme deri në çlirimin e vendit.

Në kujtimi të këtij sulmi, që ka rëndësi të jashtëzakonshme për këtë anë, këtu prej ku u sulmia punkti i policisë serbe, po ngritet një obelisk.

Lavdi heroit të kombit Rexhep Bislimi, e respekt tre të gjallëve Feratit, Idrizit e Afrimit, dëshmitar të atij aksioni për të cilin sot rrëfyen momente trimërie që na bënë të ndihemi krenarë!

Lavdi të rënëve për liri!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati, Arianit Koci ka takuar Hans-Ueli Rihs, pronar i klubit…