25 vjet nga rënia heroike e futbollistit Përparim Thaçi

27 maj 2023 | 20:30

Skuadra e futbollit FC Liria ka përkujtuar 25-vjetorin e rënies heroike të futbollistit Përparim Thaçi.

Në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, kanë bërë homazhe përfaqësues të FC Liria, ish bashkëluftëtarë, veteranë të UÇK-së dhe zyrtarë nga komuna e Prizrenit.

Më 27 maj 1998 Përparimi ra heroikisht për të mos vdekur kurrë. Ai, në atë kohë ishte futbollist dhe ushtarë i UÇK-së me bazë në Drenoc. Vepra e tij, do të jetë udhërrëfim për brezat e ardhshëm.

Futbollisti i Kosovës që ra heroikisht kundër pushtuesit serb - BotaPress

“Sot do të jetë inspirim shtesë ballafaqimi me Ulpianën. Ne, do të japim maksimumin për të marrë fitoren”, ka thënë Robert Gjeraj, kapiten i kësaj skuadre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar ftesën zyrtare nga presidenti i…