
25-vjetori i AAK-së në Pejë, afaristi Ahmetaj: Po përgatitemi për fitoret e radhës në zgjedhjet lokale
27 maj 2025
| 20:24
AAK-ja sot në Pejë ka shënuar 25-vjetorin e themelimit.
Në këtë aktivitet pos zyrtarëve tjerë mori pjesë edhe lideri Ramush Haradinaj.
Afaristi dhe zyrtari i kësaj partie, Ramush Ahmetaj ka theksuar se gjatë gjithë këtyre viteve AAK-ja festoi shumë fitore, por sipas tij, u përball edhe me humbje, por kurrë nuk u dorëzua.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Pejë po përgatitet për fitoret e radhës në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti, me çka do t’i kthehet dinjiteti qytetit dhe qytetarit. Falënderim të veçantë për të gjithë aktivistët, të cilët njekohësisht i uroj në këtë përvjetor të veçantë. Urime, fitore dhe dalshim faqebardhë!”, ka shkruar në Facebook afaristi Ramush Ahmetaj.