26 mars ‘81: “KOSOVA- REPUBLIKË!”, i çon shqiptarët në këmbë

26 mars 2020 | 20:00

Lulëzim ETEMAJ

“Kosova-Republikë!”. Kjo është parulla, njëkohësisht edhe kërkesa kryesore e shqiptarëve të Kosovës në demonstratat e 26 marsit 1981, e cila i çoi në këmbë me mijëra bijë e bija të saj.
Beogradi zyrtar iu përgjigj me dhunë demonstruesve paqësorë. Dhunën e Beogradit e miratoi edhe klasa politike shqiptare e Kosovës. Dhe e ushtruan, krahas pjesëtarëve të etnitetit serb dhe të etniteteve tjera, edhe shqiptarët e SPB (Sekretariatit të Punëve të Brendshme), UDB-së dhe gjykatave të Kosovës.
26 marsi i vitit 1981 është njëra nga ditët e lavdishme të Pranverës Shqiptare ’81, që i paraprinë shembjes së perandorisë Jugosllavi, të ngritur padrejtësisht, parasëgjithash mbi kurrizin dhe në dëm të shqiptarëve të mbetur padrejtësisht jashtë Shqipërisë.
Sot, 39 vite më vonë, Kosova është e lirë dhe Republika është bërë realitet.
Kosova Republikë nuk është kërkesë e atyre që ëndërrojnë pa baza, shprehet po në vitin ‘81 heroi Jusuf Gërvalla.
Pa baza doli të kenë ëndërruar ata që Jugosllavinë dhe Vëllazërim-Bashkimin i shihnin të përjetshme dhe përtej tyre nuk shihnin gjë tjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë bërë rreth 10 ditë qëkur Gazmend Xhema po tenton…