26-vjeçari, Arber Gashi, zgjedhet kryetar i Socialdemokratëve në Halmstad

04 mars 23:38

Regjioni i Halandit ishte i pari në Europë që dërgoi një deputet me rrenjë shqiptare në parlementin e Suedisë. Pra regjioni që i besoj tre mandate Adnan Dibranit tashme ka të sigurt dhe një shqiptar që ta prekë parlametin suedez.

Arber Gashi (26) u zgjodh kryetar i patisë Socialdemokrate në qytetin e Halmstadit që është posti më i lartë që merr një shqiptar në Suedi.

“Sonte më është dhënë besimi më i madh i në jetë deri më tani që të bëhem kryetar i Social Demokratëve në Halmstad. Jam jashtëzakonisht i lumtur dhe mirënjohës, por mbi të gjitha i përulur përpara besimit që kam marrë nga anëtarët partisë.Premtimi më i rëndësishëm që duhet të bëj është se së bashku me bordin e sapo zgjedhur do të bëj gjithçka që mundem për të drejtuar patrinë me besim të plotë, trasparencë dhe respekt ndaj secilit qytetar të qytetetit. Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë nominuar, që kanë besuar në mua dhe që më mbështesin çdo ditë. Ju jeni inspirimi im, së bashku drejt fitoreve të reja”, është shprehur Arber Gashi, i cili rrugen poltike e filloj në rininë e partisë, e që nga sot është drejtues i saj.

Edhe vetë kryeminstri suedez, Stefan Lovfen e vlerson lartë Arberin i cili sigurisht që do të jëtë një nder kuadrot më të mirë të partisë Socialdemokrate.

Familja e Arber Gashit është nga Fortesa e Drenasit.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea ka mposhtur skuadrën e Liverpool me rezultatin 1-0 dhe…