26-vjeçari nga Kosova zgjedhet kryetar i socialdemokrateve në Halmstad të Suedisë

05 mars 2021 | 14:13

Regjioni i Halandit ishte i pari në Evropë që dërgoi një deputet me rrënjë shqiptare në Parlamentin e Suedisë.

Ishte ky regjion që i besoi tre mandate Adnan Dibranit i cili tashme tetë vite ka në duar ekonominë suedeze në komisionet e parlamentit suedez. Tash me hapa të sigurt dhe një shqiptar do të preke Parlamentin suedez ose qeverinë suedeze.

26-vjeçari Arbër Gashi është zgjedhur kryetar i Partisë Socialdemokrate në qytetin e Halmstadit që është posti më i lartë që merr një shqiptar në Suedi.

“Sonte më është dhënë besimi më i madh i në jetë deri më tani që të bëhem kryetar i Socialdemokratëve në Halmstad. Jam jashtëzakonisht i lumtur dhe mirënjohës, por mbi të gjitha i përulur përpara besimit që kam marrë nga anëtarët partisë. Premtimi më i rëndësishëm që duhet të bëj është se së bashku me bordin e sapo zgjedhur do të bëj gjithçka mundem për të drejtuar partinë me besim të plotë , transparencë dhe respekt ndaj secilit qytetar të Halmstadit”.

“Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë nominuar, që kanë besuar në mua dhe që më mbështesin çdo ditë. Ju jeni inspirimi im , se bashku drejt fitoreve të reja”, ka thënë Gashi, i cili rrugën politike e kishte filluar në rininë e partisë e që nga sot është drejtues i saj.

Edhe vetë kryeministri suedez, Stefan Löfven, e ka vlerësuar lartë Arbër Gashin. Familja e Arbër Gashit është nga Fortesa e Drenasit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas publikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare,…