275 mijë veta mbesin pa rrymë në Kharkiv të Ukrainës

26 mars 2024 | 12:17

Rreth 275 mijë persona kanë mbetur pa furnizim me rrymë në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv.

Zyrtarët kanë paralajmëruar që riparimet “nuk janë punë që kryhen për disa javë, apo edhe muaj”, raporton “The Telegraph”.

Oleh Syniehubov, guvernator rajonal, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër rreth dëmeve të shkaktuara në rrjetin energjetik në Kharkiv, pas një vale masive të sulmeve ruse.

Ai ka shtuar se restaurimi “do të marrë goxha kohë”, derisa “specialistët janë duke punuar. Do të sjellim ekspertë nga rajone të tjera”, është shprehur më tej Syniehubov.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…