28 Nëntori gjithmonë fillon në Prekaz

28 nëntor 2023 | 09:28

Me rastin e 28 nëntorit, 111-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjnufca, bashkë me presidenten Vjosa Osmani, kanë bërë sot homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ai tha se dita e 28 Nëntorit gjithmonë fillon në Prekaz, ku ka ndodhur sakrifica më e lartë e popullit të Kosovës për liri dhe këtu ku është ngjizur lufta e lavdishme e UÇK-së.

Konjufca kujtoi njëherësh edhe daljen e parë publike e UÇK-së si dhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari.

“Uroj që nëntorët të festohen gjithmonë dhe të na gjejnë gjithmonë më të bashkuar e gjithnjë më të fortë”, tha kryekuvendari Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e qarkut Lefortovo në Moskë ka zgjatur paraburgimin për…