28 të vdekur dhe 920 raste të reja me Covid në Kosovë

07 shtator 2021 | 15:01

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur nga Covidi 28 qytetarë dhe janë paraqitur 920 raste të reja.

Sipas kësaj ministrie, gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar 1 698 qytetarë nga Covidi.

“Nga 10 321 testime,  920 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 28 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1 698 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 123 852. Në total numri i rasteve aktive është 24 484”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja e Arsimit në Qeverinë e Shqipërisë, Besa Shahini, ka…