3-vjeçarin e zënë rrethojat te Fakulteti Teknik, gjendja e tij e rëndë

24 shkurt 2021 | 22:20

Një fëmijë rreth 3-vjeç është lënduar përderisa ka qenë duke luajtur tek objekti i Fakultetit Teknik (ish-TMK) në Prishtinë.

Dëshmitarë nga vendi nga vendi i ngjarjes kanë thënë për Periskopin se 3-vjeçari është zënë nga rrethojat e hekurta të këtij objekti, ndërsa është dërguar me urgjencë në QKUK nga prindërit e tij.

Në një prononcim për Periskopin, kujdestari i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka thënë se gjendja shëndetësore e fëmijës është e rëndë.

“Gjendja është shumë e rëndë. Për momentin fëmiu është në aparat të frymëmarrjes. Kemi kryer të gjitha ekzaminimet dhe sipas gjitha gjasave do të vendoset për trajtim të mëtutjeshëm në mjekim intensiv”, ka thënë Syla.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 20:00

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një hartë që e tregon Kosovën pjesë integrale të Serbisë,…