30 burra përdhunojnë 16-vjeçaren, prisnin në radhë në hotel

21 gusht 2020 | 08:11

Mbarë Izraeli është tronditur dje nga një lajm i tmerrshëm, horror dhe drithërues.

30 burra e kanë përdhunuar një vajzë 16-vjeçare. Denoncimi është bërë nga vetë ajo teksa ka qenë me pushime në qytetin turistik Eilat.

Siç raporton “Channel 12 News”, janë arrestuar disa të dyshuar, ndërsa njëri prej tyre ka rrëfyer se burrat prisnin në radhë jashtë derës së hotelit për ta përdhunuar 16-vjeçaren në dhomës e saj.

Një tjetër i arrestuar, 27-vjeçar, ka pasur në celularin e vet edhe video gjatë përdhunimit të 16-vjeçares.

Policia po punon për identifikimin e të gjithë të dyshuarve si dhe ndriçimin e gjithë ngjarjes.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Suleyman Ipbuken, një qytetar turk që u shërua nga koronavirusi…