30 mijë euro dorëzani, lirojnë të dyshuarin për gazin në QKUK

09 janar 2018 | 20:38

Është liruar me dorëzani Naser Guri, pronari i kompanisë që dyshohet se prodhoi gazin që shkaktoi vdekje në QKUK.

Lajmin për lirimin e Gurit e bëri të ditur për “KALLXO.com” avokati i tij, Bajram Tmava.

“Po është liruar shuma e dorëzanisë është 30.000 euro”, deklaroi Tmava.

Vitin e kaluar Gurit i ishte caktuar masa e paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Guri dyshohet nga prokuroria për prodhimi dhe shpërndarje të produkteve të dëmshme mjekësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ivanka Trump, vajza dhe këshilltarja e presidentit të Shteteve të…