30 shtetet e NATO-s nënshkruajnë protokollin historik të anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë

06 korrik 2022 | 14:34

30 vendet anëtare të NATO-s kanë nënshkruar protokollet e pranimit për Finlandën dhe Suedinë, duke dërguar ofertat e anëtarësimit të dy vendeve nordike në parlamentet aleate për miratim.

Protokolli nënkupton se Finlanda dhe Suedia mund të bashkohen në takimet e NATO-s dhe të kenë qasje më të madh në inteligjencën, por nuk do të mbrohen nga një klauzolë mbrojtëse e aleancës, që një sulm ndaj një aleati është një sulm kundër të gjithëve, deri në ratifikimin.

Sekretari amerikan, Antony Blinken e ka quajtur ditë historike për sigurinë transatlantike.

“Sot, të tridhjetat vendet tona aleate në NATO nënshkruam protokollet e anëtarësimit për Finlandën dhe Suedinë për t’u bashkuar me Aleancën e NATO-s. Kjo është një ditë historike për sigurinë transatlantike. Dera e NATO-s mbetet e hapur dhe ne jemi më të fuqishëm bashkë”, ka shkruar Blinkeni në llogarinë e vet në “Twitter”.

Edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nënshkrimin e protokolleve për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë e ka quajtur moment historik.

“Ky është vërtet një moment historik. Me 32 kombe rreth tryezës, ne do të jemi edhe më të fortë”, ka thënë ai.

Ai u ka bërë thirrje aleatëve që të ratifikojnë me shpejtësi dhe ka siguruar dy vendet nordike për mbështetjen e NATO-s ndërkohë.

Më tutje, ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, ka falënderuar NATO-n për mbështetjen e saj dhe tha se ajo mezi pret të punojë së bashku “për të garantuar sigurinë tonë kolektive”.

Rusia ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur të dy vendet kundër anëtarësimit në NATO, dhe në mars kërcënoi me “pasoja të rënda ushtarake dhe politike” nëse Finlanda dhe Suedia i bashkohen aleancës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Vedat Muriqi duket…