![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/07/ef1737db-625f-4636-a777-7197544f32fe-cx0-cy3-cw0-w1023-r1-s_1532191911-8709729.jpg)
30 të vdekur nga temperaturat e larta në Japoni
Japonia është përfshirë nga një valë rekord të nxehti. 30 njerëz kanë vdekur nga temperaturat e larta dhe mijëra të tjerë i kanë çuar me urgjencë në spital.
Zyrtarët janë duke i këshilluar njerëzit që të pijnë shumë ujë dhe të përpiqen të qëndrojnë në ambjente me ajër të kondicionuar, për të shmangur një goditje nga i nxehti i pazakontë.
Në pjesën qendrore të Japonisë, temperaturat kanë arritur në afërsisht 91 gradë Celsius, apo 105 Fahrenheit.
Qyteti i Kiotos ka regjistruar për shtatë ditë rresht temperaturën 38 gradë Celsius.
Nxehtësia e pazakontë i ka bërë njerëzit të vënë në pikëpyetje në se ja vlen që Lojërat Olimpike Verore të 2020 të mbahen në Tokio?
John Coates, kreu i ekipit të inspektimeve për Olimpiket ishte javën e kaluar në Tokio. Ai tha se temperaturat e larta mbeten një sfidë e madhe për organizatorët e Lojërave Olmipike Verore.