30-vjetori i PS-së, Rama: Do të vazhdojmë përpjekjet që PS-ja të bëhet më e mirë për gjithë të tjerët

12 qershor 2021 | 09:36

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur ditën me një urim për Partinë Socialiste që sot feston 30-vjetorin e themelimit të saj.

Teksa i uron qytetarëve një fundjave të qetë, Rama uron të gjithë ata qytetarët gjithashtu që kanë kontribuuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë pa ndalur që PS-ja nga viti në vit të bëhet një parti më e mirë dhe gjithëpërfshirëse.

“MIRËMËNGJES dhe me urimin gëzuar ditëlindjen e Partisë Socialiste për të gjithë ata që kanë dhënë e i japin PS diçka sado të vogël, si edhe me zotimin se do të vazhdojmë përpjekjen që PS të bëhet më e mirë për të gjithë të tjerët, ju uroj një fundjavë të qetë. #30VJETPS”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka treguar se çfarë…