U nda nga e dashura, Ryan Seacrest pushime me një tjetër

02 korrik 2020 | 12:02

Ryan Seacrest dhe Shayna Taylor i kanë dhënë fund për herë të tretë lidhjes së tyre gjashtëvjeçare pas ndarjeve dhe pajtimeve të njëpasnjëshme.

Lajmin e ka konfirmuar për “E!News” një burim i afërt i prezantuesit të njohur amerikan.

“Ryan dhe Shayna vendosën t’i jepnin fund romancës së tyre para pak kohësh. Ata janë ende miq dhe mbështetësit më të mëdhenj të njëri-tjetrit”, citon burimi.

Gazetari 45-vjeçar nuk ka pritur shumë gjatë. Pas ndarjes me modeluesen 28-vjeçare, ai është fotografuar duke pushuar me një vajzë misterioze në Meksikë. Sipas burimeve për “E!News”, Ryan udhëtoi fundjavën e kaluar për në Cabo San Lucas me avion privat me disa miq, ku pjesën më të madhe të kohës e kaloi me një bionde.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dua Lipa dëshiron të bëjë një bashkëpunim me Madonën, e…