Dua Lipa, bashkëpunim me Madonën

02 korrik 2020 | 12:01

Dua Lipa dëshiron të bëjë një bashkëpunim me Madonën, e këtë e ka konfirmuar edhe menaxheri i këngëtares shqiptare Ben Mawson.

Në një intervistë për “Music Week”, teksa ka folur për albumin e fundit të yllit muzikor “Future Nostalgia”, ai ka shtuar se ishte ndikuar shumë nga “Confessions on a Dancefloor” nga Madonna, e se të dy përmbajnë këngë të prodhuara nga Stuart Price.

I pyetur nëse Dua Lipa mund të jetë Madonna e ardhshme, Mawson u përgjigj: “Varet çfarë nënkuptoni me këtë. Dua padyshim do të ketë një karrierë të gjatë. Ajo është një yll i kompletuar i muzikës pop dhe albumi është influencuar dukshëm nga Madonna.

Në fakt, ne po përpiqemi të kontaktojmë me Madonën për një bashkëpunim. Do t’i dërgoj një e-mail e do të shohim nëse do të pranojë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në moshën 8-vjeçare vajza e madhe e Beyonce dhe Jay-Z…