32 foshnje lindën dje në Klinikën e Gjinekologjisë, prej tyre 19 vajza e 13 djem

15 prill 2022 | 11:22

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit, në Klinikën e Gjinekologjisë janë realizuar 32 lindje.

19 foshnje janë të gjinisë femërore, teksa 13 të tjerë janë të gjinisë mashkullore.

13 gra u bënë nëna për herë të parë.

“Në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit kishte 32 lindje- 12 me operacion. 19 foshnje janë femra, kurse 13 tjera janë meshkuj. Në saje të raportit të punës për datën 14 prill 2022, 13 shtatzëna  u bënë nëna për herë të parë”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i Përfaqësues së Kosovës, Mërgim Vojvoda, thuhet se ka…