Vojvoda, afër Milanit

15 prill 2022 | 11:18

Futbollisti i Përfaqësues së Kosovës, Mërgim Vojvoda, thuhet se ka arritur marrëveshje me gjigantin italian, Milan. Sipas asaj që raporton, gazetari i njohur, Arlind Sadiku, Vojvoda është takuar me drejtorin sportiv, Paolo Maldini, dhe kanë arritur marrëveshje.

Teksa, Milani pritet që në verë do t’i dërgojë Torinos ofertën zyrtare. Vojvoda pas paraqitjeve të mira në kampionatin italian, shumë klube evropiane kanë shprehur interesim për të.

Futbollisti nga Kosova me Torinon, në të gjitha garat ka zhvilluar 25 paraqitje, teksa ka kontribuar me dy asistime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndonëse, furnizimi me energji ngrohëse, sipas afatit të zakonshëm do…