32 viktima në Guatemala

28 mars 2019 | 14:06

Një kamion është futur në një turmë njerëzish në perëndim të Guatemalës mbrëmjen e së mërkurës, duke vrarë të paktën 32 persona. Kamioni goditi një grup njerëzish të cilët u kishin shkuar në ndihmë një personi tjetër, i cili ishte goditur nga një makinë. Lajmi u konfirmua nga një zëdhënës i departamentit lokal të zjarrfikëses për “Reuters”.

Ndërsa Ministri i Shëndetësisë, Carlos Soto, në një prononcim për mediet lokale konfirmoi se numri i viktimave është 32. Ai tha se të paktën 9 persona të tjerë ndodhen në spital, në gjendje kritike për jetën. Ngjarja e rëndë ndodhi në bashkinë e Nahuala, në perëndim të Guatemala City.

Ky është një prej aksidenteve më të rënda në vend përgjatë viteve të fundit. Në 2013-n, një autobus ra nga maja e një shkëmbi në një zonë rurale të Guatemala, duke vrarë 43 persona e duke plagosur me dhjetëra të tjerë./tvklan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i njohur në futbollin e Kosovës, Genc Hamiti, është…