‘320 euro ose më mirret shtëpiza e librit, burimi im i të ardhurave për familjen’

03 tetor 2018 | 22:31

Një prej librashitësve në qendër të kryeqytetit ka treguar një hall të tijin sonte.

Florim Beqiri, një prej librashitësve në sheshin “Nëna Terezë”, ka kërkuar nga libradashësit që të shkojnë e të blejnë libra tek kjo pjesë, pasi ai duhet ta paguajë obligimin tek autoritetet për shkak të shfrytëzimit të shtëpizës që gjendet në këtë shesh.

Ai po ashtu ka thënë se ky vend i punës është burimi i vetëm që gjeneron të ardhura për familjen dhe ka njoftuar se librat do të jenë vetëm një euro.

Postimi i plotë i tij në “Facebook”:

Lajmërim
Qytetar të nderuar ,ju të gjithë që e doni librin.
Autoritetet na kanë detyruar të paguajmë
320 € në emër të qiras mujore për shfrytëzimin e shtëpizave të librit.
Afati i fundit është nesër në të kundërtën më mirret shtëpiza e librit(vendi im i vetëm që gjenerojë të ardhura për familje)
Unë kam ofruar një zbritje të librit me çmim vetëm 1 €uro.
Kam nevojë të shes edhe 220 libra për të arritur shumën e kërkuar.
Ju bëjë thirrje që nesër mundësisht të bleni nga një libër edhe nese nuk e keni planifikuar.

No automatic alt text available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kolinda Grabar-Kitaroviq, kryetare e Kroacisë e ka mbrojtur temën e…