(Foto / Videoreportazh, nata IX në Prishtinë) Sonte edhe më pak lëvizje

14 korrik 2020 | 22:21

Që nga shpallja e masave kufizuese anti Covid, sonte në Prishtinë ka pasur lëvizje më të pakëta, në krahasim më herat e kaluara.

Gjatë ditës 90 për qind e qytetarëve kanë mbajtur maskat, duke respektuar kështu rekomandimet e qeverisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për t’u mbrojtur nga Covid-19, raporton “Epoka e re”.

Edhe bizneset e gastronomisë nga ora 21:00 e tutje kanë ndaluar së ushtruari aktivitetin e tyre.

Masat kufizuese anti Covid janë marrë pas shtimit të numrit të viktimave dhe rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19.

Vetëm sot, tre persona kanë vdekur nga Covid-19, një në Gjilan, një në Drenas dhe një tjetër në Pejë, duke e çuar në 111 numrin e rasteve të vdekjes.

Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  numri total i rasteve pozitive me Covid-19 është 5 118. Ndërkaq, deri më tani numri i përgjithshëm i të shëruarve është 2 370.

 

 

 

 

 

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe homologu i…