37 të vdekur nga tërmeti në Indonezi

05 gusht 2018 | 22:03

Një tërmet me magnitudë 7 ballë ka goditur ishullin e Lombokut në Indonezi.

Lajmi është bërë i ditur nga Instituti Gjeofizik Amerikan, ndërsa deri tani janë konfirmuar 37 të vdekur.

Autoritetet indoneziane lëshuan fillimisht edhe një alarm për Tsunami, por që më pas e tërhoqën. Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 2 km larg Loloan, më perëndim të ishullit, në një thellësi prej 10.5 km.

Lëkundjet e tokës vijnë pas një tërmeti tjetër që goditi ishullin e arqipelagut indonezian, një javë më parë e që i mori jetën 16 personave. Fillimisht u lëshua një apel që i kërkonte popullatës të qëndronte në vende të ngritura, për t’i shpëtuar ndonjë vale të mundshme anormale. Por, më pas, alarmi për Tsunami u tërhoq.

Indonezia është e ekspozuar ndaj tërmeteve pasi ndodhet në unazën e zjarrit, linjën që përshkon të gjithë oqeanin paqësor, ku përllogaritet se ndodhin 90 përqind të tërmeteve të botës. Po në këtë linjë ndodhet edhe më shumë se gjysma e vullkaneve aktivë të botës. Lombak është një destinacion popullor për turistët për shkak të plazheve të tij por edhe trajektoreve malore, raporton “TCh”. Tërmeti është ndjerë për disa sekonda edhe në Bali, ku njerëzit dolën nga ndërtesat. Tërmeti i javës së kaluar bëri që më shumë se 500 alpinistë në një mal në Lombok të mbeteshin të bllokuar dhe u desh një operacion i madh për ti shpëtuar ata.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paraburgimet e paligjshme, nuk janë të pazakonta në Kosovë, madje…