38-vjeçarja akuzon policinë për abuzim seksual në qeli

27 korrik 2023 | 08:20

Një skandal ka mbërthyer policinë e Mançesterit në Britaninë e Madhe, pasi një grua ka akuzuar forcat e rendit se e kanë sulmuar seksualisht pasi e zhveshën dhe e lanë topless në një qeli për orë të tëra.

Zayna Iman ka hequr dorë nga anonimiteti i saj për të folur kundër policisë së Mançesterit pas një kalvari prej 40 orësh që kaloi në komisariatin kryesor të qytetit.

Ajo tani po kërkon përgjigje për atë që i ndodhi natën kur u arrestua, si dhe akses në materialet e kamerave të sigurisë, rreth tre orë xhirime që dyshohet se mungojnë.

Në kërkesat e saj Iman mbështetet nga një ish-oficer i lartë i policisë së Mançesterit dhe nga një ministër i qeverisë që tha sot se do t’i kërkonte mbikëqyrësve të forcave të rendit të hetonin rastin në fjalë.

Ish-shefi i GMP-së, Martin Harding, i ka mbështetur pretendimet e saj për trajtimin e saj si të besueshme, pasi ka parë pamjet e vëna në dispozicion.

Ai tha gjithashtu se nuk mund të shihte “asnjë justifikim” për një kontroll të supozuar të kryer ndaj zonjës Iman që përfshinte katër oficere policie, të cilat e zhveshën.

Pamjet e bëra publike tregojnë 38-vjeçaren duke u transportuar në një qeli policie. Ajo është lënë e zhveshur dhe shtrirë në një dyshek të hollë të qelisë së paraburgimit, pasi u arrestua në orët e para të 5 shkurtit 2021.

Oficerët e policisë u panë duke i hequr xhinset dhe duke i prerë të mbathurat, përpara se t’i hiqnin bluzën dhe sytjenat dhe ta linin të shtrirë nudo.

“Në vend që t’i jepnin një gruaje pa ndjenja kujdes mjekësor, ata bënë kështu: ‘E di, le t’i heqim rrobat dhe ta lëmë aty’“, tha ajo për mediat.

Ndërkohë, të dhënat mjekësore kanë sugjeruar se ajo ka pësuar lëndime seksuale natën që është vënë në pranga, për shkak se kundërshtoi një oficere femër gjatë kontrollit të banesës duke i rrëzuar syzet nga fytyra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditën e enjte vendi ynë do të ketë mot me…