40 ditë paraburgim për futbollistin e Gjilanit

27 shkurt 2023 | 15:01

Futbollisti i Gjilanit, Theolophilus Solomon do të qëndrojë për 40 ditë në paraburgim. Ky është vendimi i Gjykatës Themelore të Gjilanit, e cila e ka aprovuar sot kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit.

Sulmuesi Solomon akuzohet për veprimin e bërë në kohën sa luante në Shqipëri, ku kishte shfaqur dhunë familjare, para se të transferohej në Kosovë, ku fillimisht luajti me Ballkanin e tash me “Skifterat”.

Gjykata njofton se ekziston dyshimi se në vitin 2021 në Tiranë, tani i dënuari Th. S. (futbollist) në shtëpinë e tyre të përbashkët i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarës E. P., me çka ka kryer veprën penale “dhunë në familje” nga neni 130/A/1 të Kodit Penal të Shqipërisë, për të cilën vepër është gjykuar me 11 muaj e 6 ditë burgim.

“Sipas vlerësimit të gjyqtarit, meqë i dyshuari mund të arratiset i është caktuar masa e paraburgimit. I njëjti fillimisht është arratisur nga shteti ku e ka kryer veprën penale dhe se i njëjti pas arratisjes nga Shqipëria është vendosur në Kosovë, ku me datë 17 tetor 2022 ka marr leje qëndrim me vendbanim në Prishtinë dhe nga shkresat e lëndës i njëjti ka shtetësi të Nigerisë, rrethana këto të mjaftueshme se po të gjendet në liri mund të jetë i pakapshëm për organet e drejtësisë”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova dhe Serbia synojnë të përfundojnë një marrëveshje historike për…