40 milionë euro është vlera e Shaqirit

22 janar 2019 | 13:17

Observatori i Futbollit (CIES), i ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me vlerat e disa lojtarëve, ku vlerësohet edhe transferimi i Xherdan Shaqirit.

Ajo që është vlerësuar janë blerjet e verës si Cristiano Ronaldo, Alisson Becker edhe Xherdan Shaqiri. Futbollisti me orgjinë shqiptare, që luan aktualisht për Liverpoolin ka befasuar me paraqitjet e tij dhe rritjen e vlerës së kartonit.

Xherdan Shaqiri u transferua në verë te Liverpooli për 14.7 milionë euro, ndërsa tani ajo është ngritur për 40.3 milionë euro. Aktualisht vlera e kartonit të futbollistit vlerësohet 55 milionë euro. Ky është një rekord për një futbollist shqiptar.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi, së bashku…