40 milionë euro kredi për hidrocentralin e Fierzës

11 maj 2021 | 14:50

Qeveria e Shqipërisë do të marrë 40 milionë euro kredi për rehabitimin e hidrocentralit të Fierzës. Marrëveshja e kredisë me KFË-në gjermane është miratuar në Komisionin parlamentar të Politikës së Jashtme, teksa paralelisht parashikohet edhe dhënia e një granti në shumë e 2 milionë euro për masat e nevojshme shoqëruese për zbatimin dhe mbikëqyrjen e projektit.

Në dokumentin që shoqëron marrëveshjen saktësohet se projekti do të ndikojë në rehabilitimin e agregateve të Hidrocentralit të Fierzës, të cilat janë instaluar 39 vjet më parë dhe janë në gjendje kritike, duke e bërë këtë ndërhyrje të domosdoshme dhe urgjente. Ndërkaq, marrëveshja parashikon zhvleftësimin e premtimit të shumave të përmendura të, nëse kontratat përkatëse të huasë dhe të financimit (grantit) nuk lidhen brenda katër vitesh pas vitit të premtimit. Afati për shumat e përmendura në këtë marrëveshje mbaron më 31 dhjetor 2023. Likuidimi i kredisë do të bëhet nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, që administron Kaskadën e Drinit./scantv

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka zhvilluar një takim online…