400 ushtarë gjermanë mund të dislokohen në KFOR

02 shkurt 2024 | 14:48

Misioni i Gjermanisë në NATO ka bërë me dije se pjesëmarrja e shtetit gjerman në misionin paqeruajtës, pasqyron përkushtimin për stabilizimin e paqes dhe sigurisë në rajon.

Në njoftimin e këtij misioni në “X” është thënë se deri në deri në 400 ushtarë gjermanë mund të dislokohen në KFOR.

“Pjesëmarrja e Gjermanisë në forcën kosovare të udhëhequr nga NATO (KFOR), një mision paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë që nga qershori i vitit 1999, pasqyron përkushtimin e saj për stabilizimin e paqes dhe sigurisë në rajon. Sipas mandatit aktual të pafund, deri në 400 ushtarë gjermanë mund të dislokohen në KFOR”,  është thënë në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nora Gjakova nuk ka arritur ta kalojë pengesën e tretë…