Nora mposhtet në çerekfinale, vazhdon në repesazh

02 shkurt 2024 | 14:43

Nora Gjakova nuk ka arritur ta kalojë pengesën e tretë në Grand Slamin e Parisit.

Kampionia olimpike u mund në çerekfinale nga francezja, Sarah Leonie Cysique me waz-ari.

Megjithatë, Nora do të jetë ende në garë për medaljen e bronztë nëpërmjet repesazhit.

Në anën tjetër, Distria Krasniqi arriti të kualifikohet në gjysmëfinale, kurse Flaka Loxha u eliminua në raundin e tretë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhudistja e Kosovës, Distria Krasniqi nuk ka të ndalur në…