401 të vdekur, 3 824 raste aktive, 7 191 të shëruar nga Covidi në Kosovë

17 gusht 2020 | 08:19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se numri total i rasteve pozitive është 11 416 raste nga 43 984 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 401 raste të vdekjes.

IKShPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7 191 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 824. Ndryshe, IKShPK-ja në vazhdimësi ka bërë thirrje për zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë të Kosovës. Po ashtu, ka theksuar se çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve.

IKShPK kërkon nga qytetarët që të vazhdojnë ta mbajnë distancën fizike dhe maskat, t’i lajnë duart disa herë në ditë nga 20-30 sekonda.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i njohur Albutrint Morina ka bërë me dije se…