41-vjeçari gjendet i vdekur në Elbasan

23 korrik 2023 | 16:31

Në lagjen “5 Maji” në Elbasan 41-vjeçari A.H., është gjetur i pajetë. Sipas policisë 41-vjeçari jetonte vetëm dhe është gjetur i pajetë nga fqinjët.

Dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

Njoftimi:

Mesditën e sotme, në lagjen “5 Maji”, është gjetur i pajetë nga fqinjët, në banesën ku jetonte vetëm, shtetasi A. H., 41 vjeç, i cili paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën, për shkaqe natyrale. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen nuk dorëzohet për Harry Kane. Skuadra bavareze raportohet…