42 lëkundje të tokës në Shqipëri të regjistruara brenda 24 orëve të fundit

26 nëntor 2019 | 17:04

42 tërmete me magnitudë më shumë se 3 shkallë të Rihterit kanë goditur Shqipërinë brenda 24 orëve të fundit.

Nga këto tërmete, më i fuqishmi ka qenë tërmeti 6.4 shkallë të Rihterit.

Harta e publikuar nga qendra ndërkombëtare e tërmeteve, tregon vendin ku ka qenë epiqendra e çdo tërmeti që ka rënë në vendin tonë gjatë këtyre orëve.

Në muajin shtator kur Shqipëria ishte përfshirë nga disa tërmete, nuk u ndjenë kaq shumë lëkundje dhe të kësaj force sa sot. Mediet e huaja dhe qendrat studimore që merren me tërmetet, i ka dedikuar disa postime tërmeteve në Shqipëri.

Ato japin këshilla si të reagoni ndaj tërmeteve dhe masat që duhet të merrni kur fillojnë lëkundjet. /KK/

Pamje nga qielli – gjithçka që u rrënua nga tërmeti në Shqipëri

Pamje nga qielli – gjithçka që u rrënua nga tërmeti në Shqipëri

Gepostet von Klan Kosova am Dienstag, 26. November 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një protestues është vrarë dhe 21 të tjerë janë plagosur…