42 raste të reja me Covid në Kosovë

31 dhjetor 2021 | 15:13

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit 42 qytetarë janë infektuar  me Covid.

Gjatë kësaj periudhe kohore nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

“Nga 3.561 testime, 42 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe nga 30 mostra të marra kanë rezultuar pozitiv 8 raste me variantin Omikron (5.1.1.529). Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.041. Në total numri i rasteve aktive është 453”, është thënë në njoftimin e ministrisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, ka uruar qytetarët për…