“43-shi” i PDK-së, atom për Prizrenin

11 gusht 2025 | 21:56

Prizrenasi, Driton Sallauka, ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për Asamblenë Komunale të Prizrenit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Ai është pjesë e listës zgjedhore me numrin 43.

Sallauka, i njohur në qytet si person i qetë dhe punëtor, menaxhon me familjen e tij një biznes të suksesshëm. Ai shpreson të jetë një nga kandidatët më të votuar të listës së PDK-së.

Në njoftimin e tij publik, Sallauka ka deklaruar:“Prizreni është më shumë se një qytet – është historia jonë e gjallë, trashëgimia e brezave dhe vendi ku ndërtohen ëndrrat tona. Çdo rrugicë, çdo urë dhe çdo lagje më kujton se sa shumë kemi për të ruajtur dhe sa më shumë kemi për të ndërtuar.

Me nder e përgjegjësi të thellë, ju njoftoj se jam nominuar të kandidoj për Asamblenë Komunale të Prizrenit, me mbështetjen e Partisë Demokratike të Kosovës – Nëndega Caparc dhe kryetarit Shaqir Totaj. Ky nuk është vetëm një moment personal, por një detyrë kolektive që na obligon të punojmë me përkushtim, transparencë dhe integritet. Këtë vit, ju do të më gjeni në fletëvotim me numrin 43 në listën e PDK-së.

Si kandidat, e shoh këtë sfidë jo thjeshtë si një garë politike, por si një mision për t’i dhënë zë nevojave të qytetarëve, për të mbrojtur interesat e qytetarëve të Prizrenit.

Ky është vetëm fillimi – rruga është para nesh, dhe unë jam gati ta ndjek atë me të gjithë ju. Të gjithë së bashku për më të mirën, për qytetin tonë!

Me 43-shin, për Prizrenin!”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Enver Haliti do të jetë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për…