45 çanta me mbetje njerëzore gjenden në Meksikë

02 qershor 2023 | 08:27

Autoritetet meksikane kanë gjetur 45 çanta me mbetje njerëzore në një luginë jashtë qytetit perëndimor të Guadalajaras.

Zyrtarët po kërkonin për shtatë punëtorë të rinj, të cilët ishin raportuar të zhdukur javën e kaluar, kur gjetën trupat.

Eshtrat përfshijnë burra dhe gra, dhe numri i trupave nuk dihet ende, raportoi BBC.

Kërkimet pritet të vazhdojnë për disa ditë për shkak të terrenit të vështirë dhe ndriçimit të dobët.

Çanta e parë u gjet të martën, por për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së dritës së diellit, hetimi rifilloi të mërkurën dhe do të vazhdojë deri në gjetjen e të gjitha mbetjeve, thanë zyrtarët.

Zyrtarët thanë se do të vazhdojnë të punojnë për të përcaktuar numrin e trupave të vdekur, kush ishin ata dhe shkaqet e vdekjes së tyre.

Edhe pse nuk është përcaktuar ende se si trupat kanë përfunduar në atë luginë, krimi i zhdukjes së personave është i zakonshëm në Meksikë.

Mbi 100,000 njerëz konsiderohen të zhdukur sipas të dhënave në Meksikë, shumica e të cilave ishin viktima të krimit të organizuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ky rajon, sipas të gjitha gjasave, mbetet një “fuçi baruti”.…