45 sportistë nga Kosova në Lojërat Mesdhetare

18 prill 2018 | 15:27

Kosova për herë të parë do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”, të cilat mbahen prej 22 qershor deri më 1 korrik 2018.

Me këtë rast, Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës do të dërgojë në Tarragona të Spanjës, 40-45 sportistë të 12 sporteve.

Përzgjedhja e sportistëve do të bëhet në bazë të tri kritereve: cilësisë, univerzalitetit dhe barazisë gjinore. Lista përfundimtare e sportistëve, trajnerëve dhe zyrtarëve të tjerë do të përcaktohet në mbledhjen e radhës së Bordit Ekzekutiv të KOK-ut.

Në Komitetin Olimpik të Kosovës, federatat kanë dërguar rreth 80 aplikacione të sportistëve. KOK-u është anëtar i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) që nga 30 tetori 2015, kur u pranua në Asamblenë e Jashtëzakonshme Gjenerale, të mbajtur në Washington DC.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut…