46 aktakuza kundër 26 personave brenda 24 orëve të fundit

14 janar 2021 | 11:36

Prokurori i Shtetit bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 46 aktakuza, kundër 56 personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar nëntë persona të dyshuar.

Gjithashtu, janë bërë shtatë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër nëntë personave të dyshuar, një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër dy personave dhe dy kërkesa për sekuestrimin e përkohshëm të sendeve.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një kërkesë për letërrreshtim vendor dhe ndërkombëtar kundër një personi, me dyshimin se ka kryer disa vepra penale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i FC Prishtina, Zekirija Ramadani ka folur për faqen…