Ramadani tregon se a do të ketë transfere të tjera nga Prishtina

14 janar 2021 | 11:35

Trajneri i FC Prishtina, Zekirija Ramadani ka folur për faqen zyrtare të klubit për

përforcime, ku bëri me dije se me gjasë nuk do të ketë përforcime të tjera, por as largime.

“Më nuk do t’i lirojmë futbollistë dhe me gjasë nuk do të ketë as ardhje tjetër. Me gjithë disa kontakte, ne kemi thënë që çdo ardhje e re duhet të jetë të paktën i barabartë me cilësitë që posedojmë, ose më i mirë. Nëse nuk kanë cilësi, atëherë ne më nuk kemi nevojë për futbollist vetëm sa për numër, thjesht na duhet vetëm cilësia”, ka thënë Ramadani.

FC Prishtina sezonin vjeshtor e mbylli në pozitën e tretë me 32 pikë, kurse ka regjistruar 9 fitore, 5 barazime dhe 4 humbje.

(Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditët kalojnë dhe Lewis Hamiltoni vijon të jetë pa kontratë…