46-shi i PDK-së, Edin Pula, garon për asamblenë komunale në Prishtinë

21 gusht 2025 | 16:40

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prishtinë, ka prezantuar listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale, ku një vend të veçantë e zë edhe i riu energjik dhe vizionar, Edin Pula. Ai do të garojë me numrin 46, përkrah kryetarit të degës dhe kandidatit për kryetar të Prishtinës, Uran Ismailit.

Pula cilësohet si një ndër figurat e reja më premtuese të politikës lokale, me ide të qarta për zhvillimin e kryeqytetit dhe përfaqësim dinjitoz të qytetarëve. Angazhimi i tij shihet si shembull i përkushtimit dhe i energjisë së gjeneratës së re që synon t’i japë frymë të re Prishtinës.

“Në zgjedhjet e 12 tetorit, mes shumë emrave, numri 46 ka një domethënie të veçantë: Edin Pula. Ai është shembull i jashtëzakonshëm i përkushtimit, duke frymëzuar të gjithë rrethin me energjinë dhe vizionin e tij. Është koha për njerëzit e duhur për Prishtinën, është koha për Uran Ismailin”, ka theksuar kushëriri i tij, Ferid Pula.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prishtinë/Departamenti për Krime të Rënda/Njësiti kundër Krimit…