47 raste të reja me Covid-19

22 qershor 2020 | 20:41

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK) me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 314 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe  gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe nga to janë konfirmuar 47 raste me Covid-19.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 18 raste, komuna e Vushtrrisë 6 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Gjilanit 3 raste, komuna e Lipjanit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Mitrovicë, Pejë, Rahovec dhe Skenderaj.

“Sot më 22 qershor 2020, janë shëruar 22 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1069 raste”, ka njoftuar IKSHPK-ja.

Nga data 8 shkurt deri më 22 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 21.831 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 2.216 raste, me gjithsej 37 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përmes një postimi në Facebook kryeministri Avdullah Hoti ka thënë…