48-vjeçarja greke e zhdukur prej 7 muajsh gjendet në Shqipëri 

18 shtator 2023 | 11:26

Është gjetur në Shqipëri 48-vjeçarja greke Irini Papagelou, e cila ishte zhdukur para 7 muajsh nga Neohori të Halkidikisë.

48-vjeçarja greke Irini Papagelou e zhdukur prej shtatë muajsh është gjetur në Shqipëri.

Mediet greke bëjnë me dije se gjurmët e saj të fundit kanë qenë Neohori të Halkidikisë që prej muajit mars, por është gjendur në Shqipëri të premten (15 shtator).

Autoritetet shqiptare sinjalizuan autoritetet greke se Irini u gjet në Shqipëri. Menjëherë më pas ajo u transportua në Greqi.

Mbrëmë vonë, Irini është rikthyer në krahët e familjes së saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka kritikuar rolin e emisarit…