50 të rinj përfitojnë nga MKRS-ja për punë praktike në Turqi

04 mars 2019 | 14:24

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur të hënën në takim drejtoreshën e agjencisë “Alba Berisha Conulting”, Albana Berisha.

Ky takim u zhvillua me qëllim të nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe kompanisë “Ayyt Career” e përfaqësuar nga agjencia “Alba Berisha Conulting”.

Ministri Gashi ka njoftuar se qëllimi i nënshkrimit të këtij memorandumi është realizimi i punës profesionale praktike të të rinjve në formë të punësimit sezonal të tyre në Turqi.

“Me qëllim të avancimit të të rinjve tanë dhe krijimit të kushteve për të punuar në punë praktike në fushën e hotelerisë, sot nënshkruam këtë marrëveshje nga e cila do të përfitojnë shumë të rinj të vendit tonë e të cilët përveç që do të paguhen për punën e tyre, do të kenë mundësi që të krijojnë përvoja të reja në këtë fushë në Turqi dhe punë për të cilën në fund edhe do të certifikohen. Kjo u mundëson atyre që të aftësohen profesionalisht në fushën e hotelerisë dhe të krijojnë kontakte të reja të nevojshme për ta”, ka thënë ministri Gashi.

Ai ka bërë me dije se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përkrahë këtë program me 15 mijë euro.

“Këto mjete dedikohen për 50 të rinj përfitues duke llogaritur koston nga 300 euro për person”, ka treguar Gashi.

Ministri Gashi gjithashtu ka thënë se përzgjedhja e studentëve përfitues për punë praktike gjashtëmujore në Turqi do të bëhet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka iniciuar të…