51 viktima nga tërmeti, emrat e personave që humbën jetën

30 nëntor 2019 | 17:22

Ditën e sotme u shënua edhe një tjetër viktimë nga tërmeti i rënë në orët e para të ditës së martë në Shqipëri.

Kështu zyrtarisht numri shkon në 51 persona që kanë humbur jetën në këtë fatkeqësi kombëtare. Më e prekura ishte familja Lala në zonën e Kënetës në Durrës, nga e cila humbën jetën 8 persona.

1.Sahadete Lala, 79-vjeç
2. Ilir Lala, 52-vjeç i paralizuar prej vitesh
3. Marjeta Lala, 31-vjeç nëna e gjashtë fëmijëve
4. Griselda Lala, 19-vjeç, motra e Rama Lales
5. Amelia Lala 9-vjeçe
6. Emilio Lala 6-vjeç djali
7-8. Dionis dhe Dionisa Lala binjaket 2 vjeçar te familjes

Po ashtu familja Cara në Thumanë pësoi tragjedi.

1.Fatmira Cara 53-vjeç
2. Hasan Cara 18-vjeç
3. Anthi Cara 72-vjeç
4. Almir Cara 29-vjeç
5. Stela Zvergeci 21-vjeç e fejuara e Almir Cares, nga Korça,
6. Erisa Cara    28-vjeç

1.Eduard Reci 54-vjeç,
2.Dolora Reci 49-vjeç,
3.Kristi Reci 25-vjeç
4.Klaus Reci 21-vjeç

1.Klement Cupi 37-vjeç
2.Hajredin Cupi 66-vjeç
3.Lutfie Cupi,

Nënkolonel Bajram Hajdarmataj 54-vjeç, ishte një tjetër viktime e tërmetit te 26 nëntorit. Ai humbi jetën ne Kavalishencën e Ministrisë se Brendshme ne Durrës. Vëllezërit nga Kosova Isah Abazi, 29-vjeç dhe Shemsedin Abazi, 32 vjeç te cilët lanë pas dy fëmijë dhe kishin ardhur ne Shqipëri për te punuar si mekanike.

Nënë e bijë. Esiela Karanxha 8 vjeçe humbi jetën nën rrënoja, në krahët e së ëmës, Dienës. Eviola Broshka, 28-vjeçe ishte balerina e re e cila humbi jetën tek hotel Mira Mare ne Durrës. Saimir Greku, 31-vjeç qëndroi për orë të tëra nën rrënoja. Komunikoi vazhdimisht me ekipin e shpëtimit. Këta të fundit, ia dolën ta nxjerrin gjallë, por për shkak të plagëve të shumta, nuk ia doli të mbijetonte. Pëllumb Greku 57-vjeç, dhe Çelike Greku, prindërit e të riut, humbën jetën gjithashtu. Hajrie Vata 65-vjeçe, vdiq duke mbrojtur nipin e saj. Ndërkohë nipi tjetër Rolejdi Vata 7 vjeç nuk mundi të mbijetojë.

Viktima mbeten edhe Drita Cakoni 15-vjeç dhe i ati Kastriot Cakoni 58-vjeç Fatmirësisht nga kjo tragjedi shpëtoi gruaja e Kastriotit së bashku me djalin. Në Kurbin, Kristian Preçi, 26-vjeç ishte e dëmtuari nga tërmeti por qe humbi jetën si pasoje e aksidentit rrugës për ne spital.

Ersid Hoxholli, 32-vjeç i vdekuri tjetër i cili u hodh nga lartësia për shkak te panikut nga tërmeti ne Mamurras.

1.Aderina Kadili nga Thumana
2. Sadik Qato nga Durrësi , 85-vjeç
3. Rozeta Mecja, 59-vjeç nga Durrësi
4. Sotiraq Misha , 49-vjeç nga Durrësi
5. Nafije Rexhepi nga lagjja 4 nga Durrësi
6. Flatar Zenelaj 64-vjeç nga Durrësi
7. Xhuljeta Gjana 60-vjeç nga Durrësi
8. Bukurie Leka, 80-vjeç nga Thumana
9. Fatmira Cuka 44-vjeç dhe Sardi Cuka 19-vjeç ishin dhe këto viktima te tërmetit në Thumane
10. Selvie Lala, 77-vjeç
11. Arjela Lala, 4-vjeç
12. Bukurie Leka,
13. Diestela Steneci,
14. Xhesika Biqiku 20-vjeç ndërroi jetë në spital.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Trafiku Urban” në Prishtinë ka njoftuar qytetarët e lagjes Kodra…