57-shi i PDK-së, Shaip Kadriaj i vendosur drejt fitores
Kandidati i PDK-së për deputet, Shaip Kadriaj, i cili garon me numrin 57 në listën zgjedhore, ka falënderuar strukturat e partisë dhe mërgatën për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë takimeve të fundit në Zvicër.
Kadriaj bëri të ditur se së bashku me Artanin dhe Visarin kanë zhvilluar takime falënderuese me nëndegët e Lozanës, Fribourgut dhe Bernës, duke vlerësuar kontributin e madh të aktivistëve dhe simpatizantëve në diasporë.
“Sot, bashkë me Artanin dhe Visarin, zhvilluam takime falënderuese me nëndegët e Lozanës, Fribourgut dhe Bernës.
Me zemër plot mirënjohje, falënderuam të gjithë anëtarët, aktivistët dhe simpatizantët për punën e madhe që po bëjnë në mërgatë. Forca jonë jeni ju, ata që çdo ditë angazhohen për një Kosovë më të mirë!
Të vazhdojmë të bashkuar, të mobilizuar dhe me besim të plotë drejt fitores. Ka ardhur koha t’i themi bashkë: STOP KRIZËS!”, ka shkruar Kadriaj.





