Më 6 korrik zgjedhet kryetari i FFK-së

17 qershor 15:31

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka marrë vendim që Kuvendi i jashtëzakonshëm zgjedhor për pozitën e kryetarit të FFK-së të mbahet më 6 korrik.

Për organizmin e këtij kuvendi është obliguar sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu.

“Komiteti Ekzekutiv (KE), duke shqyrtuar gjendjen e jashtëzakonshme në futbollin kosovar pas vdekjes së kryetarit legjendar, Fadil Vokrri dhe pas mbështetjes dhe sugjerimeve të zyrtarëve më të lartë të FIFA-s dhe UEFA-s, për të mos lënë zbrazësi institucionale mori këtë vendim në bazë të kompetencave të veta të dala nga statuti i FFK-së”, është thënë në arsyetimin për mbajtjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm zgjedhor të FFK-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sozia e Kim Kardashianit, Kamilla Osman u ka dhuruar fansave…