6 muaj pas vdekjes së ish-kryeministrit italian, fëmijët e Berlusconit nisin shitjen e pronave

11 dhjetor 2023 | 14:26

Zbuloni shifrën marramendëse të pasurisë së paluajtshme

Që pas vdekjes së ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi, temë e rëndësishme dhe shumë e përfolur ka qenë ndarja e pasurisë së tij. Mediat në Itali shkruajnë që ajo që Berlusconi u ka lënë fëmijëve të tij, Marina, Pier Silvio, Barbara, Eleonora dhe Luigi, llogaritet të jetë një pasuri mbi 5 miliardë euro.

Këtu përfshihen kompanitë e listuara, investimet e mëdha në pasuri të paluajtshme, letra me vlerë, vepra arti dhe likuiditet.

Pjesën më të madhe e ka Fininvest, me një vlerë prej 2.8 miliardë eurosh, bashkë me aksionet e tij në Mfe-Mediaset në grupe të tjera, konkretisht Ei Towers dhe Prosieben, bëhen katër miliardë.

Pasuritë e paluajtshme të ish-shefit të qeverisë italiane vlerësohen të jenë rreth 700 milionë euro. Në fund hyjnë edhe jahtet dhe të gjitha pikturat e shumta të blera ndër vite nga themeluesi i Bisciones.

Ndërkaq, bëhet e ditur së fundmi se pesë fëmijët e Berlusconit kanë vendosur të shesin një pjesë të pronës që i përkiste të ndjerit i cili u nda nga jeta më 12 qershor 2023.

Burime të sigurta për ANSA-n raportojnë se trashëgimtarët e Berlusconi-t kanë autorizuar shitjen e Villa Gernetto-d, një ndërtesë e shekullit të 18-të në Lesmo, në provincën e Monza dhe Brianza, ku i ndjeri Silvio Berlusconi donte të krijonte një universitet. Nga ana tjetër, familja nuk do të shesë vilën San Martino në Arcoro, afër Milanos, ku jetonte Berluskoni.

Silvio ndërroi jetë më 12 qershor në moshën 87 vjeçare pasi vuante nga leuçemia. Rezidenca që i përkiste të ndjerit mund të shndërrohet në një muze. Berlusconi bleu Villa San Martino, rezidencën e tij kryesore, në fillim të viteve 1970. Ky ishte vendi ku miliarderi organizoi takime intime biznesi dhe politike, si dhe disa nga festat famëkeqe të seksit. Një burim brenda partisë Forza Italia të politikanit konfirmoi zërat se Villa San Martino mund të shndërrohej në muze.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti suedez në pension, Zlatan Ibrahimoviq, mund të bëhet trajner…