6-vjeçari refuzon të heqë maskën para fotografit: Mami më ka thënë kështu

26 shtator 2021 | 14:34

Një 6-vjeçar nga Las Vegasi është bërë sensacioni më i madh në internet pasi ka refuzuar ta hiqte maskën për të bërë fotografi në shkollë.

Djali ia ka bërë të qartë të qartë të gjithëve se nëna i kishte thënë të mos hiqte maskën nga fytyra, përveç momentit që do të konsumonte ushqim.

Këmbëngulja e Masonit për të dëgjuar fjalën e nënës së tij po përgëzohet në rrjete sociale, ku janë dhuruar më shumë se 18 mijë dollar për kolegjin e tij. Masoni mund të ketë marrë shumë seriozisht këshillat e nënës së tij pasi do të hynte në klasën e parë dhe do të ishte një ambient i ri për të.

Kur duhet të bëhej fotografia e portretit të tij, fotografi u habit pasi djali me mirësjellje refuzoi që të largonte maskën nga fytyra.

“Mami më tha ta mbaj gjatë gjithë kohës përveç momentit kur do të ha dhe duhet të jem larg të gjithëve”, ka thënë fotografit.

Nëna e Masonit ka treguar historinë me anë të një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” duke thënë se ndihet krenare që djali i saj ka zbatuar me përpikëri këshillat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moderatorja e njohur e sportit, ka deklaruar se do dëshironte…