60 aktakuza në 24 orët e fundit

22 nëntor 2023 | 11:27

Prokurori i Shtetit ka njoftuar opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetë (60) aktakuza kundër gjashtëdhjetenjë (61) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktim të paraburgimit të gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave, si dhe ka ngritur njëzetenjë (21) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona te dyshuar, në dy raste të ndara. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona për veprat penale ‘’Rrezikim i trafikut publik dhe një për veprën penale ‘’Dhunë në familje’’.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) persona për veprën penale ‘’Dhunë në familje’’ nga neni 248 i KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit, si dhe  ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë  (18) personave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti Elmi Reçica, njëherësh udhëheqës i Departamentit të Diasporës në…