60 ditë luftë, ShBA-ja beson në fitoren e Ukrainës: Rusia do ketë humbje strategjike

24 prill 2022 | 14:55

Sot janë bërë 60 ditë nga pushtimi rus, por Departamenti Amerikan i Shtetit (DASh) ka besim në fitoren e Ukrainës.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do t’i pret në Kiev, sekretarin i Shtetit të ShBA-së Antony Blinken dhe atë të Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar mbi planet, por zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të ShBA-së, Ned Price ka folur për “BBC”-në në lidhje me luftën në Ukrainë.

Ai është shprehur se ishte i bindur që Zelensky do të mbizotëronte në luftë.

“Kjo do të jetë një fitore për Ukrainën dhe do të jetë një humbje strategjike për Rusinë”, ka thënë ai.

I pyetur nëse ShBA-ja dhe aleatët e saj po siguronin mjaftueshëm armatim të rëndë, Price ka thënë: “Ajo që kemi bërë është të dërgojmë pikërisht atë që partnerët tanë ukrainas kanë nevojë për të shmangur këtë agresion rus”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ditën e Pashkëve Ortodokse, Papa Françesku ka apeluar edhe…