60 ditë mungesë publike! Të gjithë dyshojnë se Kate Middleton dhe Princ William do të

20 shtator 2021 | 13:22

Ka disa kohë që në mediat e huaja po thuhet se Duka dhe Dukesha e Cambridge, po presin fëmijën e tyre të katërt. “Us Weekly” shkruan se spekulimet se Kate Middleton dhe Princ Harry do bëhen sërish prindër, kanë nisur pas një mungese publike 60-ditore të Dukeshës.

Ndërkohë bashkë-krijuesi i “True Royalty TV”, Nick Bullen tregoi saktësisht pse William dhe Kate ndoshta e kanë mbyllur me kaq zgjerimin e familjes.

“Sipas meje ata mendojnë se kanë një familje mjaft të përsosur. Mendoj se Kate gjithmonë ka dashur të ndjekë prindërit e saj, Carole Middleton dhe Michael Middleton, që kanë një familje prej pesë vetash. Ajo e ka arritur këtë familje dhe mendoj se ndoshta do të ndalen këtu”, tha Bullen, duke iu referuar motrës dhe vëllait të Kate, Pippa dhe James Middleton.

Ai madje tha edhe disa arsye të tjera për parashikimin e tij, përfshirë këtu historinë e shtatzënive shumë të vështira të Kate si dhe axhendën e ngarkuar të saj dhe të William.

Mediat e huaja gjithashtu shkruajnë se disa kohë më parë, gjatë një vizite zyrtare në Bradfor, kur u pyet nëse do të donte ta zgjeronte familjen, Kate u përgjigj: “Unë nuk mendoj se William dëshiron më shumë fëmijë”.

Tashmë publikut i ngelet vetëm të presë reagimin zyrtar të çiftit mbretëror, për të zbuluar nëse është apo jo në pritje të fëmijës së katër.

60 ditë mungesë publike! Të gjithë dyshojnë se Kate60 ditë mungesë publike! Të gjithë dyshojnë se Kate60 ditë mungesë publike! Të gjithë dyshojnë se Kate60 ditë mungesë publike! Të gjithë dyshojnë se Kate

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë (MSh), Abren Vitia në seancën e sotme…